Sulmi me raketa në Zaporizhia, viktimat po kërkohen nën rrënoja

Sulmi me raketa në Zaporizhia, viktimat po kërkohen nën rrënoja

1668846614_Zapo.PNG

Qyteti i Zaporizhia pësoi një sulm me raketa të premten mbrëma që dëmtoi të paktën një infrastrukturë industriale, ku nën rrënoja mund të ketë njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar, tha kryetari i qytetit, Anatoli Kurtev.

“Terroristët cinikë të Putinit kanë sulmuar edhe një herë me egërsi Zaporizhia natën. Raketat e armikut goditën një nga objektet industriale. Një zjarr shpërtheu pas sulmit të armikut”, postoi Kurtev në Telegram. 

Njerëzit të cilët mund të kenë mbetur të bllokuar mund të jenë punonjës që punonin në momentin e sulmit.

 "Mund të ketë njerëz nën rrënoja tani. Njerëz të zakonshëm paqësorë që punonin në atë kohë dhe nuk përbënin absolutisht asnjë kërcënim për pasardhësit e Kremlinit", tha Kurtev.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sunak vizitë surprizë në Kiev, ndihmë 60 mln dollarë ndihmë! Washington Post: Moska marrëveshje me Teheranin për prodhimin e dronëve


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu