Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
Deputeti demokrat Ervin Salianji është rikthyer pas tek sulmi fizik ndaj Sali Berishës, duke thënë se institucionet kanë dështuar për mbrojtjen e tij. Sipas Salianjit, kryeministri Edi Rama është personi i cili nxit dhunë.
“Ka vetëm një nxitës të urrejtjes dhe dhunës në këtë vend. Nxit më dhunë dhe i turret opozitës. Nuk mund të jem dot serioz me ju.
Karagjoz jeni në përfaqësim dhe në mënyrën e të folurit. Kush nuk e dënon gjuhën e urrejtjes. Do t’ju bjeri në kokë kjo, do ju kapin njerëzit me shpulla.
Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pavarësisht se është thënë që protesta apo tubimi i organizuar në tubim, mund të keqpërdoret nga shërbime të huaja.” tha Salianji.
Ndërkohë ai ka kërkuar që dhuna ndaj Sali Berishës të dënohet pa dallime partiake dhe të mbahet qëndrim. “Institucionet kanë dështuar që të mbrojnë.
Kam kërkesë se për shkak të gjendjes së rëndë dhe dhunës që u godit Sali Berisha, propozoj që të gjithë bashkë ta dënojmë këtë akt. Të mbahet qëndrim dhe tu jepet mbështetje policisë për tu ndarë nga ndikimi politik.” tha Salianji.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e ministres Elisa Spiropali, e cila ka ironizuar Salianjin duke thënë se ai ka mbajtur në dorë shkop bejsbolli për tu mbrojtur nga dhuna.
“Dënohet dhuna edhe nga ata që kanë mbajtur në dorë shkop bejsbolli për tu mbrojtur nga ata dhe mësymjet e tyre, që për arsye të dhunës nuk kanë gjetur gjuhë tjetër.” tha Spiropali.
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike.
Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.
Perse jane ne te njejten fjali Sali Berisha dhe Kom.Sig.Komb.?! Cfare rendesie kombetare ka mbrojtja,apo sulmimi i Berishes,nje deputet i rendomte e pseudokryetar fraksioni partiak?!
Përgjigjuore po vazhdojme akoma te mbajme ne parlament "Salianjrat" TURP
PërgjigjuSalianji eshte ngjizur ne haur te lopes nga Shega ndaj mbijoton si taroc.