VLORE - Eshtë vënë në pranga bashkëpunëtori i autorit që më 16 janar sulmoi me acid sanitar gjyqtaren penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Mirela Mishgjoni.
Policia e Vlorës arrestoi Ledjo Kamberin, 19 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori”, pasi akuzohet se ka ndihmuar Nertil Zotaj, i cili pak ditë më parë u arrestua si përgjegjësi i sulmimit të gjyqtares Mishgjoni.
Sipas uniformave blu, 19-vjeçari u arrestua pasi i tregoi autorit adresën e banesës së gjyqtares, pak kohë para se ai ta sulmonte me acid në fytyrë dhe kraharor.
Ndërkohë, 24-vjeçari Zotaj ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa gjendja shëndetësore e gjyqtares Mishgjoni është përmirësuar ndjeshëm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të gjitha shkrimet mbi sulmin ndaj gjyqtares, reagimet dhe arrestimi i autorit