Sulmi ndaj ish-kryeministrit, Karabina: Dënoj agresionin ndaj Berishës, protesta e 6 dhjetorit e gabuar! Nuraj: Ishte atentat i mirëfilltë

Mirela Karabina, ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, thotë se e dënon sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, megjithatë shton se protesta e 6 dhjetorit ditën kur në Tiranë mbahej samiti i BE- Ballkanit Perëndimor ishte një vendim i gabuar. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Karabina tha ajo duhet të ishte një ditë feste.

‘Është një ngjarje shumë e rëndë dhe personalisht në fakt nuk është se e kam parë atë moment dhe media nuk do më pëlqente që ta jepte dhe të shikoj Berishën në atë situatë.  Është një ngjarje e rëndë. Nuk e di cila është arsyeja dhe kush mund të jetë pas këtej sulmi, por e dënoj këtë agresion ndaj Berishës atë ditë. Nuk di të them, por atë ditë unë personalisht jam ndjerë mirë kur pashë liderët evropianë më këtë Shqipërinë tonë me 1001 halle. Ishte një ditë e bukur dhe pse jo mos të ishte një ditë festë. U caktua Shqipëria që të organizohej në një vend të tillë. Ka pasur disa arsye që është zgjedhur Shqipëria. Nuk do më pëlqente që të vendosje asnjë lloj ngjarje që të ndikonte në prezantimin Shqipërisë. mendoj se nuk ka qenë në interes të qeverisë shqiptarë. Nuk isha për protestën sepse duhej cili ishte qëllimi i kësaj protesta. Nëse bëhej fjalë për opozitën, protestën do të realizohet nga qytetarët. Protesta e 6 dhjetorit ishte e gabuar në ditën kur mbahej samiti i BE-Ballkanit perëndimor.’- tha Karabina.

Ndërkohë Ledio Nuraj, përfaqësues i Rithemelimit, tha se sulmi ndaj Berishës ishte një atentat i mirfilltë, për nga mënyra se si ndodhi dhe për faktin se autori doli se ishte i sëmurë mendor. Për Nurajn, ai ishte një sulm i mirëplabnifikuar dhe se të gjitha gjasat të çojnë tek një autor i vetëm.

‘Ajo ndodhi në mënyrë të beftë dhe të papritur, por mesa kuptohet ishte e mirëplanifikuar nga organizatoret që e kishin menduar këtë sulm ndaj Sali Berishës. Të gjitha gjasat janë të çojnë në një autor të vetëm. Duke filluar që dy javë para protestën. E vetmja ngjarje që rrezikonte sigurinë ishte goditja ndaj Sali Berishën. Nuk është sulm, është atentat. Të gjitha parametrat që kanë ndodhur atë ditë është atentat. Që nga mënyra si është sulmuar, vendngjarja informacioni që doli nga mediat kur ende nuk ishte arritur të mësohej emri i agresorit direkt mediat dolën të dhëna që e nxirrnin agresorin të sëmurë mendor. Informacioni i parë që dha ai ishte që Berisha sulmohet nga protestuesit. Të gjithë e nxirrnin agresorin si një të sëmurë mendor. Informacioni ka qenë i drejtuar dhe i kontrolluar në mënyrën më perfekte.’- tha Nuraj.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë