Sulmi ndaj medias online shqiptare,
edhe në Shqipëri polici informatike

Sulmi ndaj medias online shqiptare,<br />edhe në Shqipëri polici informatike
Tashmë të gjitha mediat e shkruare dhe vizive, shoqërohen me webfaqet që mbartin emrat e tyre respektivë, ku pasqyrojnë aktivitetin e përditshem politik dhe shoqëror, nga vendi dhe bota.

Kjo dukuri ka ardhur në rritje vitet e fundit duke parë fuqinë që ky format i ri ofron për ndjekësit e këtyre mediave.

Por bashkë me teknologjinë dhe zhvillimet që ky format ofron, janë shtuar së fundmi edhe sulmet mbi këto webfaqe, duke sabotuar informacionin dhe në disa raste duke e penguar kryerjen e punës së tyre për ditë të tëra.

Kohët e fundit është vënë re një problem mbi webfaqet e informacionit, ku disa prej tyre nuk hapen dot për shkak të sulmeve (DDoS) që keto webfaqe marrin në serverat e tyre. Shumë webfaqe detyrohen të bëjnë vetë hetime dhe të investojnë shumë para për të anashkaluar këto llojë sabotimesh, ndërkohë që nuk ekziston një organ i mirëfilltë që mund t’i parandalojë ose hetojë, pra mungon një polici informatike, sic quhen jashtë.
Tashmë interneti është i përdorueshem për këdo dhe lind nevoja që këto komunikime të kenë një mbrojtës që të garantoj funksionimin e tyre, pra të parandalojë krimin elektronik, që mund të demtojë kompanitë që punojnë në këtë sektor, apo individët me pak eksperiencë në fushën e teknologjisë.

Po i afrohemi periudhës zgjedhore dhe është shumë e rëndësishme që webfaqet e informacionit të kenë mundësinë të pasqyrojnë realitetin politik dhe të ndihmojnë lexuesit që të mbeten të informuar.

Pra nuk duhet humbur më kohë, duhet të jemi të shpejtë qe zhvillimet të na gjejnë të përgatitur dhe jo të mbetemi prapa me vite të tëra dhe ta kuptojmë nevojën e këtij garanti kur të jetë tepër vonë.

Deri më tani, bota virtuale është vetërrugulluar.

Edhe ndaj sulmeve të jashtëligjshme, janë vetë përgjegjësit e faqeve që kanë patur barrën e rëndë që t’u bëjnë ballë këtyre sulmeve, pa qenë asnjëherë të garantuar se autoriteti publik do të marrë masa në të ardhmen që këto sulme të mos bëhen më, për shembull, duke identifikuar keqëbërësit.

Tashmë, ka ardhur koha dhe në Shqipëri që të mendohet seriozisht për këto probleme, pasi internet është pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme dhe nuk mund të konceptojmë dot një botë virtual të ndarë nga ajo realja. Të dyja ndërthuren, të dyja janë pjesë të të njëjtës gjë.

(e.k/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore