TIRANE - Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me sulmin e djeshmën me acid ndaj gjyqtarës së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Në një deklaratë për mediat Unioni i Gjyqtarëve u shpreh se dhuna e djeshme ndaj gjyqtares përbën një zgjatim të dhunës ndaj sistemit të drejtësisë.
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka përsëritur apelin se qasja aktuale ndaj gjyqësorit frymëzon vetëm akte kriminale dhune e urrejtje ndaj tij, por nuk inkurajon një drejtësi në veprim e përmirësim të vazhdueshëm.
FORUMI I AVOKATEVE: SULMET, TE PATOLERUESHME, NDESHKIM MAKSIMAL
Forumi i Avokatëve për Drejtësi në një deklaratë për media kanë reagur ndaj sulmit të gjyqtares Mishgjoni. Përmes kryetarit të saj, Idajet Beqiri, ata solidarizohen me familjen e avokates së sulmuar, ndërsa apelojnë tek organet policore që të sjellin para drejtësisë sa më shpejtë autorët e kësaj ngjarje tragjike.
Avokati Beqiri tha se akte të tilla të sulmeve ndaj togave të zeza meritojnë ndëshkimin maksimal. “Ngritja e dorës mbi avokatët përbën krimin më të rëndë që drejtohet ndaj shtetit ligjor”, -citohet Beqiri në deklaratë.
Redaksia online
(eç/ig/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com