Sulmi ndaj Mustafës, Euronews: 
Kryeministri i shpëton sërish vezës!

Sulmi ndaj Mustafës, Euronews: <br />Kryeministri i shpëton sërish vezës!
Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë sulmit me vezë ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës.

Televizioni “Euronews” ka raportuar lajmin duke shkruar “Ky është sulmi i dytë me vezë ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafës.Vezët sërish nuk e prekin kryeministrin ndërsa dyshohet se autorë të sulmeve të jenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes. Më parë policia ka parandalur një tjetër sulm me sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit

Marrëveshja me Serbinë ka nxehur situatën politike në Kosovë ndërsa aktivistët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dje me vezë Mustafën i cili po merrte pjesë në aktivitetin “Dita e Mjedrës”.

Opozita e bashkuar prej muajsh por kërkon zgjedhje të parakohshme dhe tërheqjen e marrëveshjes të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari