Sulmi ndaj Policisë së Elbasanit në 2017, bie akuza e vrasjes në tentativë ndaj policëve/ “Krimet e Rënda” kërkojnë 7 vite burg për Suel Çelën

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 7 vite burg për Suel Çelën, i cili do të gjykohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës, lidhur me incidentin e ndodhur në shtator të vitit 2017 në Elbasan. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Suel Çela drejtonte makinën Audi që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi.

Prokuroria për Krime të Rënda ndryshoi gjatë leximit të pretencës akuzat për Suel Celën, Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, duke rrëzuar vrasjen e punonjësit të policisë mbetur në tentativë.

Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policisë, por u gjet e provuar se Suel Cela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë goditur për shkal të detyrës, e për këtë kërkoi dënimin e Celës me 7 vite burg dhe Bekteshin me 6 vite.

Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të Policisë, por u kërkua shpallja e fajshme e tij për tri vepra të tjera atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.

Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të Audit që përplasi makinën e policisë ishte Suel Cela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi. Përfaqësuesi i akuzës renditi dëshmi, pamje filmike dhe rezultatet të ekspertimeve për materialet biologjike të gjetura në makinë si prova kundër të pandehurve.

E gjithë ngjarja ndodhi në Tregun Agro-Ushqimor në 18 shtator të 2017-së në Elbasan. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit. Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor.

Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.  

Për përplasjen e automejtit të Oshafit dhe akuzën e tentativës së vrasjes së punonjësve të policisë krimet kanë të dyshuar Suel Celën, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshin. Në kërkim për policinë mbetet Suela Cela ndërsa Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan nga avokati Genci Gjokutaj.

Enea Bekteshi sot ndodhet në arrest shtëpie, Kelemend Xhaferri në burg, ndërsa Suel Çela është në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë. 

Suel Çela

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut