Sulmi ndaj shoferit të deputetit
Sadri Abazi, në një pikë bastesh

Sulmi ndaj shoferit të deputetit<br />Sadri Abazi, në një pikë bastesh
TIRANË - Sulmohet me armë makina "Benz Mercedez ML" ngjyrë e zezë në pronësi të shoferit të deputetit të PS-së, Sadri Abazi. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Babë Rexha”, në zonën ish-parkut të autobusave.

Nga të dhënat e para mësohet se shoferi deputetit, i identifikuar me emrin Nazmi Kaca është sulmuar pas një grindjeje në një pikë bastesh, ku pas zënkës mes dy miqve të tij, ai ka ndërhyrë për të shuar sherrin, duke u sulmuar më pas edhe vetë.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme që nisën hetimet dhe disa orë më vonë zbardhën ngjarjen, duke nxjerrë në pah se ngjarja nuk ka lidhje me deputetin Abazi, por me një grindje në një pikë bastesh. Deputeti Abazi pohoi në 'A1 Report" se ngjarjen e mësoi nga televizioni. 

"A1 REPORT ZBARDH DETAJET E KONFLIKTIT NË NJË PIKË BASTESH
“A1Report” zbardh detajet e konfliktit të mbrëmshëm, ku është përfshirë dhe sulmuar me armë Nazmi Kaca, shoferi i deputetit Sadri Abazi.

Sipas policisë, konflikti ka nisur ndërmjet Erjon Priftit dhe Erjon Mihalit në një pikë bastesh, ku Mihali ka tentuar të vrasë Priftin, ky i fundit shok i Kacajt.

Kacaj ka shkuar për të shuar sherrin, ndërsa ka dhe vetë ka rënë pré e agresionit duke u sulmuar.
 
Konflikti në të cilin mbrëmjen e djeshme janë përdorur armët, ku është përfshirë dhe Nazmi Kaca, shofer i deputetit Sadri Abazi, ka nisur pas një grindjeje në një pikë bastesh.
 
Erjon Mihali dhe Erjon Priftit janë konfliktuar, ndërsa Kaca ka shkuar për t’i ndarë, por ka rënë pre e sulmit. Policia ka shpallur në kërkim Mihalin për tentativë vrasjeje, pasi ky i fundit ka tentuar të vrasë Erjon Priftin, shokun e Kacajt.

ABAZI NË "A1 REPORT": NGJARJEN E KAM MËSUAR NGA MEDIAT
Ndërkaq, deputeti i PS-së, Sadri Abazi në një prononcim për TV A1 Report thotë se, nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, të cilën e ka mësuar nga media.

Çfarë dini për ngjarjen zoti Abazi?
Nuk kam asnjë dijeni në lidhje me këtë ngjarje, tani po e mësoj nga mediat. Shoferi ishte në mëngjes, normal, erdhi dhe më mori me makinë. Tani jam në komision. Shoferi ishte absolutisht normal, erdhi më mori më solli në punë dhe lëvizi para 5 minutash.

Shoferi juaj është Nazmi Kaca?
Po, por nuk është e vërtetë ngjarja, pasi shoferi nuk ka asnjë lloj shqetësimi, sepse ishte me mua dhe kjo është një gënjeshtër.   

Vetë deputeti i PS-së ka një makinë të llojit, "BMW X5" me të cilën lëviz.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin