
Hamasi ka bërë thirrje për një “mobilizim të përgjithshëm” të botës arabe dhe muslimane në mbështetje të palestinezëve të premten.
Sipas Hamasit, dita do të shënohej si “E Premtja e Përmbytjes Al-Aksa”, me ngjarjen që synon të tregojë mbështetje për popullin palestinez “përballë luftës së hapur të okupimit izraelit”, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.
Hamasi u bëri thirrje gjithashtu të rinjve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar që të përfshihen në konfrontime me ushtarët izraelitë.
Të paktën 770 palestinezë janë vrarë dhe 4 mijë janë plagosur që nga e shtuna në sulmet ajrore izraelite në Gaza.
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje












