Masakra në Kfar Aza të Izraelit! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disa u dogjën të gjallë dhe iu prenë kokat (VIDEO)

Masakra në Kfar Aza të Izraelit! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disa u dogjën të gjallë dhe iu prenë kokat (VIDEO)

Viktimat e mbuluar në Kfar Aza

Ata që jetuan dhe mbijetuan në qytetin Kfar Aza, dy kilometra larg Rripit të Gazës e quajnë atë "këndi ynë i vogël i Parajsës", por dita e djeshme për vendasit do të mbahet mend si një ditë ferri.

Ditën e djeshme ushtria izraelite dërgoi një grup të vogël gazetarësh në Kfar Aza, ku njëri prej gazetarëve tha se sulmi në atë vend ishte njësoj si sulmet në Bucha, qytetin në periferi të Kievit që është bërë simboli i masakrave të luftës në Ukrainë, ku shihen familje që ishin shuar, shtëpitë e djegura, trupat e grave, fëmijëve dhe të moshuarve të masakruar, ku disa prej tyre u ishin prerë kokat, ndërsa disa të tjerë përpiqeshin të fshiheshin ose të arratiseshin. Kjo ishte një kopje të tmerrshme të metodave më brutale të zbatuara nga ISIS në Siri dhe Irak.

Mes të vrarëve në këtë mënyrë, sipas TV izraelit i24, ka të paktën 40 fëmijë, disa prej të cilëve, madje edhe të porsalindur, iu prenë kokat. Është padyshim skena më e keqe ndër ato tashmë të tmerrshme që po shfaqen ditët e fundit teksa ushtria izraelite rifiton plotësisht zonën e përleshjeve. Edhe një reporter tjetër e përkufizoi atë si një masakër ndaj hebrenjve, të ngjashme me të cilën nuk ishte parë që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore, La Repubblica.

Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) nuk dëshironin të konfirmonin lajmin për prerjen e kokës së fëmijëve, por në vend të kësaj konfirmuan se disa personave iu pre fyti. Fillimisht jozyrtarisht, pastaj duke u mbështetur në fjalët e ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, ata pranuan krimin e bërë:

"Kushdo që vjen për të prerë kokat, për të vrarë gra dhe të mbijetuarit e Holokaustit do të eliminohet pa kompromis. Nuk mund të presësh asgjë tjetër: ata nuk do të kenë kurrë guximin t'u thonë gjyshërve apo dajave se nipërve u është prerë fyti për vdekje”.

Ushtria as nuk ka dashur të japë një numër përfundimtar të viktimave të Kfar Azës, sepse kontrollet nëpër shtëpia vazhdon dhe numri i viktimave mund të rritet nga momenti në moment. Vetëm 200 viktima u gjetën në një fshat të themeluar në vitin 1951 (tre vjet pas lindjes së shtetit të Izraelit) i cili kishte nga 750 deri në 800 banorë. Cilido qoftë numri i viktimave, as deklaratat zyrtare nuk lënë asnjë dyshim për tragjedinë e ndodhur në Kfar Aza, por një zëdhënës deklaroi:

“Nuk mund të konfirmojmë asnjë shifër. Është një masakërnë të cilën u masakruan brutalisht gra, fëmijë, të sapolindur dhe të moshuar me metoda veprimi të denja për Shtetin Islamik”.

Imazhet e publikuara nga televizionet dhe agjencitë e lajmeve tregojnë se dhjetëra kufoma të burrave të Hamasit janë ende në mes të rrugës. Më shumë se 70 ushtarë mbërritën për të kryer masakrën. Për fat, ata që arritën të shpëtonin veten janë gjallë, ndoshta sepse shtëpia e tyre ishte në një rrugë anësore ose sepse dikush tjetër humbi jetën për të mbrojtur ndonjë person të familjes. Ky është rasti i çiftit që mbylli binjakët e tyre në një prej dhomave të shtëpisë, të cilët më pas dolën jashtë duke u përballur me ushtarët, vetëm për të shpëtuar fëmijët e tyre. Fëmijët u shpëtuan mbrëmjen e së shtunës nga ushtarët që i dëgjuan të qanin.

Një tjetë banor, Avidor Schwartzman, u tha gazetarëve se ai u fsheh me gruan dhe vajzën e tij për 10 muaj për 20 orë në dhomën e shtëpisë së tij, i cili kishte dalur jashtë vetëm kur kishte dëgjuar zërat e ushtarëve izraelitë. Ai nuk e di se pse nuk i ishte djegur shtëpia apo se pse nuk i kishin hyrë ushtarët brenda, por vetëm tregoi se çfarë ndodhi kur hapi derën:

“Ne u gjendëm para ferrit. Kudo kishte trupa. Gjithçka ishte djegur dhe shkatërruar, kishte vetëm gjak përreth”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuci: 11/10/2023 10:48

    Nuk duhet te kete meshire per terroristet palestinez. Nuk ishte degjuar qe te priteshin kokat e femijeve. Kjo eshte lufte midis dy boteve. Do te fitoj perendimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë