Sulmi në Kupiansk, Zelensky: Terroristët do të përballen me hakmarrje të fuqishme

Sulmi në Kupiansk, Zelensky: Terroristët do të përballen me hakmarrje të fuqishme

1696338698_lele.jpg

Pas sulmit rus në një një dyqan ushqimor në lagjen Kupiansk, ku humbën jetën të paktën 51 persona, ka reaguar edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se terroristët do të përballen me një hakmarrje të fuqishme.

"Terroristët do të përballen me hakmarrje. Një hakmarrje e drejtë dhe e fuqishme”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu shtoi se sulmi ishte i qëllimshëm, demonstrativ dhe brutal, duke i bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet.

"Ky ishte një sulm terrorist i qëllimshëm, demonstrativ dhe brutal, terrori rus duhet të ndalet. Të gjithë ata që ndihmojnë Rusinë të shmangë sanksionet janë kriminelë. Ata që vazhdojnë të mbështesin Rusinë mbështesin të keqen”, tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Testuam me sukses raketën me energji bërthamore! Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, 51 viktima


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë