Ka shkuar në 139 numri i të vrarëve në sulmin e ndodhur në një sallë koncertesh në Moskë të premten.
“Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se sulmi ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes,” tha Alexander Bastrykin, kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.
Ndërkohë që viktimat po vajtohen, ka polemika mes SHBA-së, e cila beson pretendimin e ISIS-it, dhe Moskës, e cila thotë se e sheh të dyshimtë faktin që amerikanët nuk dyshojnë që Ukraina të fshihet pas sulmit.
Vetë Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmi u krye nga "radikalët islamikë".
“Ne e dimë se krimi është kryer nga islamikë radikalë, ideologjinë e të cilëve vetë bota islame e ka luftuar për shekuj”, tha Putin.
Por, ai u shpreh se edhe Ukraina ishte fajtore për sulmin.
“Është gjithashtu e nevojshme t’i përgjigjemi pyetjes pse terroristët u përpoqën të shkonin në Ukrainë pasi kishin kryer një krim, kush i priste ata atje? Është e qartë se ata që mbështesin regjimin e Kievit nuk duan të jenë bashkëpunëtorë të terrorit dhe sponsorizues të terrorizmit, por ka vërtet shumë pyetje”, tha Putin.
“Ne e dimë nga duart e kujt është kryer kjo mizori kundër Rusisë dhe popullit të saj dhe ne jemi të interesuar se kush është nxitësi”, u shpreh tutje ai.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1193
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e ndihmave amerikane për vendet e huaja trondit Ukrainën
4 Shkurt, 16:40
-
Trump i kërkon Ukrainës tokat me minerale në këmbim të ndihmës amerikane! Moska kërkon zgjedhje në Kiev, për të hequr Zelenskyn
4 Shkurt, 09:53
-
Ukraina refuzon përpjekjet e SHBA-së për paqe, teksa Putin refuzon të takohet me Zelenskyn
4 Shkurt, 07:08
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
3 Shkurt, 16:19
-
Atentat në Moskë/ Vritet Sarkisyan, themeluesi i trupave ArBat! Lideri paramilitar pro rus i Donjetskut kërkohej nga Kievi, u hodh në erë brenda shtëpisë luksoze (VIDEO)
3 Shkurt, 14:04
-
Rusi/ Shpërthim në një pallat në Moskë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur
3 Shkurt, 09:03
-
Analiza e VOA: Rruga drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, e paqartë edhe nën administratën Trump
2 Shkurt, 17:41
-
Lufta në Ukrainë/ Moska bastis shkollën në Kursk, 95 persona nën rrënoja! Zelensky: Rusia është një shtet pa qytetërim (VIDEO)
1 Shkurt, 21:59
-
Lufta/ SHBA: Ukrainasit të zgjedhin drejtuesin e ri pasi të arrihet armëpushimi
1 Shkurt, 18:51
-
Ukraina: Trupat e Koresë së Veriut nuk janë parë në front në tre javët e fundit
31 Janar, 22:50
-
New York Times: Forcat koreano-veriore në Ukrainë po tërhiqen nga vija e frontit, kanë humbur afro 5000 trupa (DETAJET)
31 Janar, 16:05
-
Kryediplomatja e BE për DW: Në Evropë po shtohen sabotimet, synimet e Rusisë nuk kanë ndryshuar!
31 Janar, 09:39