Sulmi në Siri/ Trump: Misioni u krye, bombardimi perfekt!

Sulmi në Siri/ Trump: Misioni u krye,  bombardimi perfekt!

Donald Trump raketat mbi Siri dhe Theresa May

Donald Trump e lartësoi si “një bombardim të ekzekutuar në mënyrë perfekte” pasi autorizoi një seri me sulme raketore kundër Sirisë si përgjigje ndaj sulmit kimik të regjimit të Assadit kundër popullit të tij.

Presidenti amerikan shkruante në Tëitter sot në mëngjes: 'Faleminderit Francës dhe Britanisë së Madhe për trimërinë e tyre dhe fuqinë e ushtrive të tyre. Nuk mund të kishte patur një rezultat më të mirë. Misioni i krye!”.

Ai shtoi: 'Jam shumë krenar për ushtrinë tonë e cila së shpejti do të jetë, pas shpenzimit të miliarda dollarëve të miratuara, më e forta që ka patur vendi ynë ndonjëherë. Asgjë dhe askush as që do të mund t’i afrohet”.

Një 'pjesë e madhe' e arsenalit kimik të regjimit sirian u shkatërrua gjatë bombardimeve të koordinuara nga Amerika, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, mbi struktura që dihej se përdoreshin për prodhimin e armëve vdekjeprurëse.

Forcat amerikane, britanike dhe franceze ndërmorën bombaeridme ajrore ndaj dy strukturave të armëve kimike dhe një poste të komandës ushtarake në Siri të natën e së premtes duke u gdhirë e shtuna si kundërpërgjigje për sulmin kimik që la mbi 75 civilë të vdekur javën e kaluar.

Ministri i jahstëm francez Jean-Yves Le Drian tha të shtunën në mëngjes: 'Një pjesë e gjerë e arsenalit të saj kimik u shkatërrua. Një pjesë e mirë u shkatërrua gjatë bombardimeve të natës së djeshme”.

Ndërkohë që nuk është planifikuar ndonjë bombardim tjetër, Le Drian tha se do të kishte një sulm të mëtejshëm nëse Assadi e kalonte sërish “vijën e kuqe” duke përdorur armët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik