Romina Dervishi, emigrantja shqiptare që ishte në sheshin e famshëm të Barcelonës, “Las Ramblas” ku ndodhi sulmi terrorist dje, në një intervistë për Report Tv rrëfen tmerrin e përjetuar, ndërsa deklaron se ishin dy furgonë që përplasën turmën dhe jo një, sikur raportohet.
Shqiptarja thotë se furgoni i kaloi para këmbëve dhe nëse nuk do të ishin futur në një dyqan sot nuk do të ishin më, ndërsa shton se Barcelona është e izoluar nga kontrollet e shumta, pasi ka alarme të tjera.
Romina Dervishi ishte me fëmijën 1-vjeç duke kaluar në vendin e ngjarjes në momentin që furgoni përplasi turmën në Barcelonë.
Nga sulmi dje në Barcelonë humbën jetën 13 persona, 100 u plagosën, ndërsa janë arrestuar deri tani tre autorë.
Intervista e plotë e Romina Dervishit për REPORT TV
Si e përjetuat sulmin, sa pranë ishit?
Ishim shumë pranë, hymë në një dyqan, pasi nëse nuk do të hyja unë nuk do isha sot. Kur po dilja nga një dyqan më thotë një vajzë mos shko andej se ka ndodhur dicka, pastaj i them mikeshës time se ka ndodhur dicka dhe u futëm diku, pastaj na vjen furgoni. Zoti na ndihmoi, që u futëm në dyqan, pasi nëse nuk do të hynim do na merrte furgoni përpara. Ishim shumë pranë, gati sa nuk na shtypi. Isha me vajzën e vogël me karrocë.
A e pe furgonin?
Po, e pashë, më kaloi para këmbëve. Ishin dy furgonë, jo një. Ishte bllokuar edhe një lokal nga autorët dhe në orën 23:00 policia liroi njerëzit, mes tyre edhe burri i një mikeshës time.
Ju jetoni në Barcelona?
Un jam në Barcelonë si emigrante, jo turiste. Kam një vit e gjysmë që jetoj këtu me familjen. Qendra ishte shumë e populluar në momentin e sulmit, kemi dëgjuar edhe të shtëna me armë.
Si ndiheni tani?
Kam dëgjuar që po flasin të afërmit, gjysma e Barcelonës është e mbyllur, pasi ka ndodhur në disa vende sulme. Qyteti është gjysmë i izoluar nuk është asgjë e hapur. Zona ku ndodhi sulmi është e frikshme.
Cfarë thonë mediat për situatën?
Për momentin është qetësuar, por lajmet paralajmërojnë që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO