Sulmi në Veri të Kosovës, analisti Krasniqi: Negociatorët e BE-së jashtë loje, të pafuqishëm, duhet të zëvendësohen

Analisti Agim Krasniqi në një lidhje për "Studio Live" në Report TV me gazetarin Arbër Hitaj i ka quajtur qesharake reagimet e Serbisë e cila ka shpallur 27 shtatorin dite zie në nder të atyre që u vranë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, të dielën e shkuar. Këtij vendimi iu bashkua edhe Lista Serbe e cila shpalli tre ditë zije të për të vrarët, ndonëse ata morën pjesë në një akt terrorist.

“Vetë fakti që kanë shpallur ditë zie i jep tjetër cilësim të gjithë ngjarjes. Ata s'e pranojnë që atje ka qenë një grup terrorist. Deklarata e Vuçiç që atje është organizuar komuniteti serb në atë pjesë është qesharake. Të gjitha filmimet që po i shohim çdo ditë vërtet është shqetësuese se si kanë mundur një arsenal  i tërë armatimi të futen në një objekt fetar”, tha ai.

Kosova akuzon se në krye të sulmit qëndron Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe. Krasniqi thotë se sulmi ishte një tentativë për të marrë kontrollin e Mitrovicës për t’i bërë presion Kosovës për të pranuar marrëveshjes për asociacionin.

“Duhet t’i analizojmë gjërat pak më thellë se ajo që po shihet në lajme. Rrethanat politike në veri të Mitrovicës kanë ndryshuar. Që nga ajo kohë institucionet e shtetit te Kosovës kishin filluar të shtrijnë kontrollin në veri të Mitrovicës.

Grupet kriminale të dirigjuar prej tij e kishin të pamundur të vepronin në Veri të Mitrovicës përmes krimit të organizuar. Ishte tentim që ta kthenim kontrollin e atyre strukturave kriminale në Veri të Mitrovicës me një aksion blic siç e kanë menduar ata. Nga arsenali dhe struktura që i mësuam se kanë qenë në aksion atë ditë në mënyrë që policinë e Kosovës ta dëbojnë nga Veriu atë ditë, që të krijonin një favor për Serbinë që ta vinin qeverinë e Kosovës para aktit, të pranonin asociacionin... Qetësia e institucioneve të Kosovës në koordinim me forca të NATO-s e pamundësuan një gjë të tillë dhe rezultati është ky”.

Pas këtij incidenti sipas analisti ka ardhur koha që ndërkombëtarët ta zgjidhin njëherë e mirë çështjen e Serbisë, me të cilën tha se s’duhet të ketë më bisedime.

“Unë mendoj që kjo është vetëm faza fillestare që njëhere e mire të zgjidhet çështja e Serbisë. Ajo smund të ulet në bisedime. Unë shpreson se faktori ndërkombëtar do ta zgjidhë njëherë e mirë problemin e Serbisë, sepse shihet si aleat i Rusisë”.

Ai tha se negociatorët për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, duhet të shkarkohen pasi sipas tij pas sulmit kanë dalë jashtë loje ndërsa edhe më herët kanë treguar gjithmonë një anë pro-serbe.

“BE i përfaqësuar nga këta të dy i kanë shkaktuar dëm për shkak të njëanshmërisë gjatë gjithë procesit që ata e kanë drejtuar. Lajçak e kërcënoi Kosovën në një televizion serb, duke kërkuar asociacionin. Unë shpresoj që ata të ndërrohen janë të pafuqishëm dhe jashtë loje nga gjithë çfarë ndodhi. S'mund të ketë më bisedime me shtetin serb. Gjatë gjithë procesit i kanë ushtruar presion Kosovës që të pranojë marrëveshjen”.

Prishtina zyrtare, përmes ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se shpallja e zisë nga Serbia për kriminelët e vrarë tregon qartë se kush qëndron pas këtij sulmi.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni