Sulmi terrorist në Strasburg/ Qindra policë francezë në kërkim të autorit, autoritetet: Ishte radikalizuar në burg

Sulmi terrorist në Strasburg/ Qindra policë francezë në kërkim të autorit, autoritetet: Ishte radikalizuar në burg

Pamje nga vendi ku ndodhi atentati terrorist

Sulmuesi 29-vjeçar,Cerif Chekat, i cili i mori jetën të martën 3 personave dhe plagosi 11 të tjerë në Strasburgun Qendror, është vendosur në kërkim nga qindra forca policore të Francës.

Duke marrë parasysh se imigranti 29-vjeçar kishte thirrur gjatë sulmit “Zoti është më i madhi”, prokurori Remy Heitz ka deklaruar se duke konsideruar mënyrën e veprimit dhe profilit të tij, “policia antiterroriste është vendosur në veprim”.

Sakaq, Policia Kombëtare ka paralajmëruar njerëzit që t’i shmangen 29-vjeçarit dhe të mos ndërhyjnë, ndërsa kryeministri Edouard Philippe tha se 1.800 ushtarë shtesë do të vihen në patrullime antiterror.

Sipas burimeve të sigurisë gjermane të “Reuters”, Cerif Chekat para se të lirohej nga dënimi i tij 27 mujor për t’u depërtuar në Francë, ishte burgosur në Gjermaninë Jugore nga gushti 2016 deri në shkurt 2017.

Ndërsa mediat e huaja shkruajnë se një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme ka deklaruar për autoritetet franceze se 29-vjeçari ishte radikalizuar në burg dhe ishte monitoruar nga inteligjenca franceze që nga fundi i vitit 2015.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara