Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ka ndodhur dje në Vjenë, ku kanë mbetur të paktën 3 të vdekur dhe 15 të plagosur.
Basha shkruan se e dënon këtë akt, ndërsa shton se Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake.
"Unë dënoj me forcë sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Sulmi në Vjenë/ Rama: Zemër thyer, jemi krah Austrisë! Ruçi: Akt që tregon se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria
