Janë sulmuar mjetet e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, Kallxo dhe RTV Dukagjini. Edhe makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.
Makinave të këtyre dy ekipeve i janë vizatuar simbole nacionaliste serbe nga protestuesit.
Ndërkaq, ekipi i RTV Dukagjinit njofton se mjetit së tyre i janë shpërthyer edhe gomat.
Gazetarët që po raportojnë nga veriu janë vazhdimisht në rrezik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurt nga komunat ku ka tensione.

Makinat e demtuara
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR, 25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme








