Sulmohet fuoristrada e biznesmenit në Shkodër, autorët i thyejnë xhamat me shufër hekuri, i lënë mesazh në një letër! Pronari: Ja ku dyshoj (FOTO)

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Persona të paidentifikuar, kanë sulmuar mjetin e një biznesmeni në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Hot i Ri në njësinë Administrative Rrethina.

Mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau. Makina ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë të biznesmenit në Hot të Ri kur disa persona në mënyrë të papritur e kanë goditur mjetin, duke thyer xhamat dhe duke shkaktuar edhe disa dëme të tjera.

Menjëherë përmes një sinjali pronari i mjetit ka kuptuar se diçka ka ndodhur dhe në momentin kur ka dalë jashtë ka parë makinën e dëmtuar. Menjëherë ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet pas kësaj ngjarje kriminale.

Autorët e kësaj ngjarje e kanë goditur mjetin tip “Tiguan” të biznesmenit Shqau me një shufër hekuri duke thyer pjesë përpara ta xhamave por edhe pjesën e pasme.

Më pas atë shufër e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, duke i lënë kështu një mesazh pronarit makina e të cilit u dëmtua. Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur pasi pronari Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Megjithatë i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar pronarit Shqau që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, megjithatë është vetëm një prej pistave të mundshme.  Policia vendore e Shkodrës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar që sulmuan mjetin e biznesmenit Nikolin Shqau

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur pasi pronari Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Megjithatë i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar pronarit Shqau që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, megjithatë është vetëm një prej pistave të mundshme.

Ndërkohë disa metra më tutje ka edhe kamera sigurie të një subjekti duke qenë se mjeti ishte i parkuar në rrugën kryesore të fshatit Hot i Ri.  Policia vendore e Shkodrës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve të dyshuar që sulmuan mjetin e biznesmenit Nikolin Shqau

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve