Nga Shtëpia e Bardhë presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi se po vihet në lojë siguria e botës dhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrën për tu kundërpërgjigjur.
Ai mbajti një deklaratë lidhur me konfliktin në Izrael ndërsa krah tij ishin dhe zv/presidetja Kamala Harris dhe Sekretari Amerikan I Shtetit Antony Blinken.
'Ajo çfarë po bën Hamasi është terrorizëm dhe ne duhet të jemi të qartë. Jemi krah Izraelit dhe do të sigurohemi që ka të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme’ tha presidenti Biden.
Deklaroi mbështetjen që SHBA do të vijojë t’i japë Izraelit, duke dërguar komponentë për Kupolën e Hekurt, sistemin e mbrojtjes.
Biden konfirmon se ka amerikanë të mbajtur peng nga Hamasi, të cilët kanë “një qëllim të vetëm, atë të vrasjes së popullit hebre. Janë vetë e keqja. Hamasi nuk mbron të drejtën e vetëvendosjes, ai përhap terror, ata do të duhet të paguajnë çmimin. Siguria e botës sonë është në rrezik”.
Është momenti të bashkohemi. Nuk ka vend për urrejtje në Amerikë. Ne refuzojmë terrorizmin
Presidenti amerikan më pas hodhi një paralele midis dhunës së Hamasit dhe ISIS, duke cituar fjalët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu: “Izraeli ka përjetuar një nga ato momente ku e keqja tregon fytyrën, trauma nuk do të zhduket”.
Në një referencë që dukej se drejtohej ndaj Iranit dhe grupeve të mbështetura nga Irani si Hezbollahu i Libanit, zoti Biden tha se ai kishte një mesazh për çdo vend apo organizatë që mund t’i shkonte ndër mend të përfitonte nga situata - "Mos e bëni!"
Presidenti Biden tha gjithashtu në fjalimin e tij se agjencitë e sigurisë në SHBA po ndërmarrin hapa për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm të brendshëm pas sulmit të fundjavës së grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelit.
FBI tha më herët se po "monitoronte nga afër zhvillimet", por shtoi se "nuk ka informacione konkrete dhe të besueshme zbulimi për ndonjë kërcënim në Shtetet e Bashkuara të lidhur me sulmet e Hamasit në Izrael".
Lajmi kryesor: