Ambasadori amerikan në Korenë e Jugut është plagosur në fytyrë dhe në dorën e majtë. Diplomati amerikan, 42-vjeçari Mark Lippert po merrte pjesë në një mëngjes pune në një qendër kulturore në Seul, kur është sulmuar nga një 55-vjeçar.

Ambasadori ndodhet në një prej spitaleve të kryeqytetit në gjendje të mirë shëndetësore, porn ë mbikqyrje të rreptë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë është shmangur më e keqja.

Personi që kreu sulmin është identifikuar dhe ka një histori nacionaliste. Dëshmitarët thanë se ky person kishte kërkuar bashkimin e dy Koreve.

Autoritetet më të larta zyrtare në Seul dhe Uashington e dënuan sulmin, si një akt të izoluar dhe konfirmuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve.