Sulmohet natën stadiumi bardheblu
thyhen stolat, Tirana: E turpshme

Sulmohet natën stadiumi bardheblu<br />thyhen stolat, Tirana: E turpshme
Episodet e pakëndshme vazhdojnë në futbollin shqiptar, teksa këtë herë nuk bëhet fjalë për dhunë ndaj lojtarëve apo tifozëve, por dëmtimin e stolave të stadiumit të Tiranës, ‘Selman Stërmasi’.
 
Klubi bardheblu denoncon se dje në mbrëmje, persona të paidentifikuar kane sulmuar stadiumin “Selman Stermasi”.
 
“Duke shfrytëzuar një nga dyert hyrëse të stadiumit të cilën fillimisht e kanë dëmtuar për tu futur brenda, autoret e kësaj ngjarje të turpshme kanë goditur me sende të forta shumë stola në stadium duke i dëmtuar rëndë ato” thuhet në deklaratën e 24 herë kampionëve të Shqipërisë.
 
Tirana ka bërë sot padi në Policinë e Tiranes për personat përgjegjës të kësaj ngjarje ndërkohë që ka vënë gjithashtu në dispozicion edhe materiale filmike për të gjetur autoret e kësaj ngjarje.

Pas njoftimit policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjares dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.

Në foto pamjet e stolave të thyer të denoncuar nga Tirana
stadium


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!