Sulmohet poeti dhe gazetari Halil Matoshi

Sulmohet poeti dhe gazetari Halil Matoshi
Është sulmuar mbrëmë fizikisht në Prishtinë publicisti dhe gazetari Halil Matoshi. Policia ka konfirmuar përmes telefonit se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 ku tre persona, njëri nga ta me thikë kanë dalur nga vetura dhe kanë sulmuar Matoshin i cili ka pësuar plagë të lehta.
 Pas këtij incidenti publicisti Matoshi ka kërkuar ndihmë mjekësore. E tëra ka filluar pas një mbrëmjeje letrare të mbajtur në qendrën Multimedia. 

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.

AGPK konsideron se ky akt është sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve. Po ashtu, AGPK u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale