Forcat ukrainase kanë hyrë në territorin rus të rajonit të Belgorodit ku po zhvillohen përleshjet me forcat e Moskës. Kështu u shpreh guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov i cili tha se ka forcat ukrainase kanë hyrë në territor me helikopterë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e konsideroi këtë sulm si një inkursion të Ukrainës për të larguar vëmendjen nga Bakhmuti, që sipas tij është pushtuar nga forcat ruse.
Nga ana tjetër, këshilltari i presidentit ukrainas, ka mohuar që Ukraina të ketë lidhje me sulmet në rajonin e Belgorodit të Rusisë. Podolyak tha se ishin vetë grupet guerrile të rusëve që kishin sulmuar.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm në territorin rus, Belgorod, Moska: Regjimi antiterror, i vendosur pas sulmit ukrainas! Shumica e banorëve në zonat kufitare janë larguar










