DURRËS-Sulmohet zyra elektorale e Partisë Demokratike në Shkafane të Ishmit në Durrës.
 
Ky fakt bëhet i ditur nga kryetari degës së PD në Ishëm Agim Cani i cili thotë se në mëngjes përveç sulmit të godinës është gjetur edhe një letër kërcënuese për pronarin e këtij objekti, që është biznesmen i njohur në këtë zonë.
 
Në letrën kërcënuese i kërkohet këtij biznesmeni të heqë flamujt e PD nga godina ose në të kundërt do ta hedhin atë në ajër.
 
Kreu i Partisë Demokratike të Ishmit, Cani u bën thirrje banorëve të zonës të jenë të matur e të zhvillohet një fushatë paqësore.
 
Dy netë më parë edhe kandidati I PKD në Lezhë u kërcënua nga persona të paidentifikuar duke i kërkuar tërheqjen e tij nga gara.

Letra: Hiq flamujt e PD ose e hedhim godinën në ajër e tana të zezat do t’i bëjmë
Në letrën kërcënuese biznesmenit i thuhet të heqë flamujt e PD në godinë përndryshe do ta hedhin në erë.
 
“Merre hiq flamujt e PD mos t’i shohim më këtu se do të hidhet objekti në ajër. Nëse ke ngel për 2 lekë do t’i japim ne. Vepro shpejt se do t’i thyejmë të gjithë xhamat. Po s’i hoqe flamujt tana të zezat do t’i bëjmë. Do shohim se kush je ti e kush jemi ne”, shkruhet në letër.


letra kercenimit durres