Gjyqtari i futbollit në Meksikë, Fernando Hernandez është pezulluar me 12 javë pasi gjatë ndeshjes goditi një prej futbollistëve në gjenitale. Më 2 prill, në ndeshjen mes Club America dhe Leonit, takim i vlefshëm për raundin e 13 në kampionat, arbitri u bë protagonsit me pamjet që bënë xhiron e mediave.
Tanimë edhe arbitrat duhet të paguajnë për vendimet e nxituara në nerva e sipër, me Hernandez që nuk pritet të arbitrojë më këtë sezon. 39-vjeçari goditi me gju në gjenitale futbollistin Lucas Romero, teksa do jetë jashtë për 12 javë.