Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike sipas deputetit të PS Erion Braçe, ishte një vendim “hipokrit” nga ana e kryesisë, por “standard” në të njëjtën kohë.

Braçe ka radhitur të gjitha sulmet e Berishës gjatë karrierës së tij politike, duke theksuar se Partia Dmeokratike nuk e përjashtoi atë anjsherë për ato edhe përse ishte përgjegjës. Ndërkohë sapo ai sulmoi PD ata e përjashtuan, një veprim që deputeti socialist e cilësoi si hipokrit.

Ai tha se ky është minim i demokracisë dhe se Basha nuk i “ikën” dot këtij standardi duke thënë “I bëra unë, por më detyroi Berisha”.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Berisha jashtë PD! Vendimi hipokrit, por standard! Asfare vendim i fortë! E përjashtuat për sulmin ndaj PD.

Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet, të drejtësisë e financës, ka sulmuar kundërshtaret, i ka burgosur e vrarë/pushkatuar, ka sulmuar median dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gazetarët dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj;

Por PD nuk e përjashtoi kurrë! E përjashtoi se sulmoi PD!

Hipokrizi më të madhe se kjo nuk ka! Ndërkohë dhuna, si arsye për përjashtimin e Sali Berishës, po shërbehet si standard. A shkon përtej Berishës?

Dhuna e Berishes mbi PD, godinës e njerëzve në të, nuk hyn hiç në një ushtrim krahasues me dhunën e atij vetë por edhe Lulzim Bashës mbi institucionet, policinë, drejtësinë etj;

Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qëlluar me zjarr Kuvendin;

Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!

Ky është minimi i demokracisë dhe Lulzim Basha nuk i ikën dot këtij standardi thënë: I bëra unë, por më detyroi Berisha! Natyrisht , standardi është punë e PD.

Shqiptaret meritojnë një ndjesë të madhe e të vërtet për dhunën si mënyrë jetese në politik prej vitesh! Aaaaa dhe një gjë; Berishën e kanë përjashtuar nga PD, jo nga Shqipëria!

Kujtojmë që Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.  Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.