Sulmi në Izrael, prindërit dalin para plumbave për të shpëtuar të birin

Sulmi në Izrael, prindërit dalin para plumbave për të shpëtuar të birin

Dy prindër kanë humbur jetën në sulmin në Izrael pasi dolën para plumbave të militantëve të Hamasit, për të shpëtuar djalin e tyre. Troen, një studiues izraelit në Universitetin Waltham, Massachusetts, thotë se vajza dhe dhëndri i tij janë mes të vdekurve.

Vajza e tij, Debbie Shahar Troen Mathias, dhe bashkëshorti i saj, Shlomi Mathias, po fshiheshin ndërsa luftëtarët e Hamasit hynin nëpër shtëpi për të vrarë njerëz, raporton NewYorkPost.

“Terroristët hynë në shtëpinë e tyre dhe filluan  t’i qëllonin. Debbie dhe Shlomi ishin brenda një dhome të sigurt me djalin e tyre, Rotem Mathias, 16 vjeç, kur militantët hynë brenda. Ata dolën para plumbave për të shpëtuar djalin e tyre. Ata u përpoqën që të gjithë plumbat të binin mbi ta, në mënyrë që t’i shpëtonin jetën të birit, edhe pse një plumb qëlloi të riun në bark, ai shpëtoi”, tha Troen.

Kryeminsitri izraelit, Benjamin Netanyahu tha: "Ne do të rivendosim sigurinë për qytetarët e Izraelit dhe do të fitojmë".

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus