Një moment i bukur familjar ka sjellë në qendër të vëmendjes sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili ka marrë pjesë së fundmi në dasmën e motrës së tij.
Atmosfera e dasmës është kthyer në spektakël, pasi në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, futbollisti shihet duke festuar me shumë entuziazëm, teksa hedh dollarë mbi kokën e nuses, duke e bërë momentin edhe më të veçantë.
Salla është mbushur me energji, muzikë dhe festë, ndërsa Uzuni duket se nuk është kursyer aspak në këtë ditë kaq të rëndësishme për familjen e tij. Pamjet kanë marrë me mijëra reagime në rrjet.
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është kthyer në një prej videove më virale të ditës, pas pjesëmarrjes në dasmën e motrës së tij. Sulmuesi kuqezi u pa duke hedhur një shumë të konsiderueshme parash, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.
Por momenti që ndezi festën dhe internetin ishte ai kur Uzuni iu bashkua këngëtarit të njohur Ylli Baka, duke kënduar live së bashku.
Në një fragment të këngës, që tashmë po qarkullon gjerësisht, ata dëgjohen duke kënduar vargjet: “Do haj dru dhe Polonia, oo Qemal”, një refren që ka sjellë reagime të shumta dhe humor në rrjet.
Komente







