Sulmuesi i Partizanit Sukaj
firmos me një klub në Malajzi

Sulmuesi i Partizanit Sukaj<br />firmos me një klub në Malajzi
Xhevahir Sukaj ka braktisur Partizanin në prag të sfidës së parë europiane të të kuqve. Sipas menaxherit të sulmuesit shkodran, që ka negociuar këtë transferim, Sukaj ka nënshkruar kontratë me këtë kohëzgjatje, 1 vit e gjysmë, me skuadrën malajziane të Perak, për rreth 500 mijë dollarë.

Ai do të niset nesër nga Tirana me gjithë familjen e tij, për të fluturuar fillimisht drejt Stambollit dhe prej aty në Kuala Lumpur. Pra, një tjetër “shtegëtim” jashtë vendit i goleadorit të njohur shkodran, që ka provuar mjaft eksperienca të tilla, nga Irani, Turqia, Kroacia etj.

Në fakt Sukaj vetëm para pak ditësh ka firmosur rinovimin e kontratës me presidentin Demi për të qëndruar edhe për një sezon me Partizanin, por duket se është joshur nga dollarët e shumtë të ofruar nga Malajzia. Perak, klubi ku do të vazhdojë karrierën sulmuesi shkodran është themeluar më 18 prill 1951, si partneritet formal.

Perak kishte një ekip futbolli që nga viti 1921, duke marrë pjesë në Kupën e Malajzisë. Eshtë ekipi i tretë më i suksesshëm në konkurrencën e “Malaysia Cup”, me 7 fitore dhe 11 herë finalist humbës.

Perak luan në stadiumin e vet, i rinovuar në vitin 1997, me një kapacitet prej 44 000 vendesh. Stadiumi është i vendosur në afërsi të “Kampung Simee” në Ipoh, Perak, Malaysia, ku janë zyrat e klubit. Rivalët kryesorë të Perak janë Selangor, Kedah dhe Penang.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen