Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi ka gjasa që të luajë sërish në Premier League. Por jo në Premier Leaguen e Anglisë, ku ka bërë karrierë më herët, por në atë të Skocisë. Futbollisti 35-vjeçar së fundi ka pranuar një ofertë konkrete nga skuadra Hibernian. Kjo është bërë e ditur nga mediumet skoceze, ndërsa është konfirmuar të hënën edhe nga vetë futbollisti. Kuqi të dielën përcolli nga afër ndeshjen e Hibernianit kundër Heartsit që përfundoi 1:1. Ai u ftua nga drejtuesit e klubit që të shikojë nga afër skuadrën, shkruan Koha Ditore.
“Hiberniani ka kohë që më ka kërkuar. Së fundi më ka bërë ofertë konkrete, por unë nuk jam i kënaqur me kushtet e ofruara dhe ka mbetur që të bisedojmë sërish. Jam në pritje të një oferte me kushte më të mira”, ka thënë Kuqi të hënën për gazetën. “Drejtuesit e klubit më ftuan që të përcjell ndeshjen dhe të shikoj nga afër gjërat rreth klubit. Stadiumi dhe fushat e stërvitjeve ishin shumë të mira. Edhe skuadra dhe loja e saj më pëlqyen, ndërsa numri i shikuesve ishte i madh”.
Ish-reprezentuesi i Finlandës ka thënë se nuk do të ngutet për të vendosur për klubin e ri. Kuqi ka bërë të ditur se ka oferta edhe nga disa skuadra angleze. Futbollisti vushtrrias edicionin e kaluar u paraqit për Oldhamin në kategorinë e tretë angleze. Pati edicion të suksesshëm. Ishte golashënuesi më i mirë dhe kapiten i skuadrës.
Shefki Kuqi karrierën e ka nisur në Finlandë, ndërsa nga viti 2001 ka luajtur në Angli, me një shkëputje të shkurtër. Në vitin 2009 për gjashtë muaj luajti në Koblenz të Gjermanisë. Në Premier Leaguen e Anglisë është paraqitur me Blackburn Roversin, Fulhamin dhe Newcastle Unitedin. Hiberniani edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e 11-të në kampionatin skocez. Këtë edicion e ka nisur me një humbje e një barazim. Trajneri i Hibernianit, Pat Fenlon, ka refuzuar të flasë për mundësinë e angazhimit të Kuqit.
“Ne po mundohemi të marrim lojtarë me karakter dhe aftësi. Shpresoj që Kuqit t’i ketë pëlqyer ajo që pa”, ka thënë Fenlon.

LAJMET MË TË VLERËSUARA