Çdo detaj është mbyllur edhe Vedat Muriqi është një futbollist i Lazios në Serinë A partneri më i ri i golashënuesit Ciro Immobile. Mediat italiane raportojnë se në takimin e fundit mes dy shoqërive turqve të Fenerbahces dhe Lazios është rënë dakord për cdo detaj dhe shtatlarti Muriqi do të vishet bardhekaltër.

Sulmuesi i Kosovës i lindur ne vitin 1994 do të firmosë një kontratë 5-vjecare me Lazion që sezonin e ardhshëm do të luajë ne Champions. Vedat Muriqi do të përfitojë 2 milionë euro në sezon plus bonuset ndërsa skuadrës së Fenerbahces do t'i shkojnë plot 18 milionë euro për kartonin e tij plus 2 milionë që do të jenë në formën e bonuseve.

Muriqi dy sezonet e fundit ka shprehur gjithë talentin e tij në kampionatin turk ku ka shënuar 32 gola. Drejtori sportiv Igli Tare e ndiqte prej kohësh sulmuesin kosovar dhe me largimin e Caicedo ,26-vjeçari ishte zgjedhja e parë. Por ky transferim gëzon pa masë edhe dy ekipe shqiptare Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit skuadra në të cilat Muriqi është aktivizuar në sezonin 2013-2014.

Për formimin e lojtarit deri në moshën 23-vjeçare Besa përfiton 90 mijë euro nga transferimi i Muriqit tek Lazio ndërsa Teuta shumë më shumë plot 270 minë euro. /Përgatiti Andi Kapxhiu