Sulmuesi kuqezi i 2021, Uzuni me një mal me gola! Broja shndrit Premier League, Balaj 365 ditë pa gjetur rrugën e rrjetës

Myrto Uzuni është sulmuesi shqiptar më me shumë gola në 2021 që aktivizohet në kampionatet Europiane. 26-vjeçari në një 1 vit kalendarik ka shënuar në total 34 gola me Ferencvaros-in në Hungari. Shifra që e kanë bërë beratasin të zgjidhet edhe si ‘Lojtari i Vitit’ në këtë shtet ku votuan presidentët dhe drejtorët sportivë të secilit klub.

Pas Uzunit për sasi golash vjen Sokol Cikalleshi. Sulmuesi kavajas në 365 ditë ka realizuar 15 herë me Konyaspor në Turqi. Për 31-vjeçarin mund të konsiderohet një vit tejet pozitiv, duke parë edhe faktin se aktualisht Konyaspor renditet në vendin e dytë në Superligën turke. Golin e fundit Cikalleshi, i cili është thelbësor edhe në kombëtaren shqiptare, e ka realizuar vetëm 7 ditë më parë.

Ndoshta sulmuesi shqiptar i vitit, por edhe më gjerë, Armando Broja vjen i treti për numër golash në një vit kalendarik, po aq sa edhe Rei Manaj. Të dy sulmuesit kanë realizuar nga 15 gola duke përfaqësuar fanella të ndryshme, por padiskutim 20-vjeçari i Southampton po konsiderohet sulmuesi i së ardhmes në nivel europian.

Jo pak, por 8 gola ka realizuar sulmuesi Ernest Muçi me Legian, ndërsa figurën më të keqe e ka bërë Bekim Balaj me zero gola.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 29/12/2021 14:58

    Na ktu ne Shkoder i thona shkut ka pjerdhur ky Bala.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë