/ATSH-AFP/. - Héllas Vérona (Seria A) do te ndjeje shume mungesen e sulmuesit  Luca Toni, 38 vjeç, i cili do te qendroje per më se dy muaj jashte fushave te lojes, pasi do t'i nenshtrohet nje operacioni ne gju.
"Pas ekzaminimeve, eshte vendosur qe Luca Toni do t'i nenshtrohet operacionit ne gju", konfirmoi ne nje njoftim zyrtar klubi, aktualisht ne vendin e 15-te ne kampionatin italian.
Vérona nuk saktesoi sa sa kohe do t'i duhen sulmuesit italian, shenuesi me i mire ne sezonin e kaluar, per rikuperim, por sipas mediave, behet fjale per me se dy muaj.
Toni, i cili ka luajtur me Bayern Munich, Juventus  dhe Palermo, u demtua javen e kaluar ne ndeshjen ndaj Atalanta Bergamo (1-1).