Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë bilancin e operacioneve policore të zhvilluara vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ballës 22 persona kanë rënë në prangat e unifromave blu, si dhe janw sekuestrar 81 kg cannabis sativa, kokainë, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme në qarqe të ndryshme të vendit.

Rezultate dhe më të mira presim në orët dhe në ditët në vijim, në kuadër të operacioneve të tjera kombëtare që po zhvillohen dhe do të intensifikohen për goditjen e paligjshmërive në të gjitha fushat që ato shfaqen,- shkruan ministri i Brendshëm