Përbërësit:
- 1 qepë
- 3 karrota
- 80 ml qumësht
- 3 lgj kos
- 40 gr gjalpë
- 2 lgj miell
- 3 thelpinj hudhër
- 1 vezë
- 2 litra ujë
- 1 filxhan makarona për supë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin. Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri qepën dhe karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë të ziejë dhe në 5 minutat e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lëmë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.
Komente












