Supë krem me panxhar
Përbërësit:
- 500 gr panxhar i kuq
- 2 qepë të njoma
- 1 mollë jeshile
- 1 patate
- 500 ml lëng perimesh
- 80 gr kos i bardhë
- 50 gr djathë të bardhë
- Vaj ulliri
- Kripë e piper
Përgatitja:

Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët të ndara në kubikë i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e perimeve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë, më pas i kalojmë në blender dhe i grijmë derisa të bëhet si pure. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Kalojmë në blender djathin dhe kosin dhe e servirim sipër kremit të panxharit.
Komento
Komente

