Supë kremoze me patate dhe me presh
Përbërësit:
- 500 gr patate
- 250 gr presh
- 500 ml qumësht
- 1.5 lugë supe gjalpë
- ½ lëng limoni
- Kripë, piper i bardhë
- Arrë moskati
- Majdanoz
Përgatitja:
Patatet dhe preshin e pastruar i presim në copa dhe i vendosim në zjarr për t'i zier. Hedhim ujë sa të mbulohen dhe pak kripë. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten plotësisht. I grijmë me mikser derisa të bëhet një masë kremoze dhe hedhim qumështin, gjalpin, piperin e bardhë dhe arrën moskat. E vendosim në zjarr dhe e lëmë sa të marrë edhe një valë. Rregullojmë shijen me kripë, në fund hedhim lëngun e limonit dhe pak majdanoz të grirë.