Supë me brumça mëlçie
Përbërësit:
- 150 gr mëlçi e grirë
- 80 gr galetë
- 60 gr gjalpë
- 1 qepë
- 1 tufë majdanoz
- 1 vezë
- 1.5 litër ujë
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Kaurdisim qepën në yndyrë derisa të zverdhet, shtojmë pak kripë që qepa të zbutet. Mëlçinë e grirë në blender e përziejmë me galetë, vezë, kripë, arrë moskat. Nëse brumi del i butë shtojmë pak miell misri të ashpër.
Shtojmë tek qepa e kaurdisur lëng mishi ose ujë dhe e lemë të marrë valë. Më pas me dy lugë krijojmë masën e qofteve të mëlçisë (brumçave) dhe i hedhim në supë. Rregullojmë shijen me kripë, pipër dhe rigon dhe e lëmë supën për rreth 10 minuta në zjarr. Në fund shtojmë në supë një tufë majdanoz të grirë sa më imët ose të grirë
në blender.