Supë me hudhra
Përbërësit:
- 1 kokë hudhër (rreth 10-12 thelpinj)
- 1 qepë e vogël
- 2 lgj vaj ulliri / gjalpë
- 2 lugë miell
- 1 litër lëng pule ose perimesh
- 100 ml pana (opsionale)
- Kripë, piper
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Qërojmë hudhrat dhe presim thelpinjtë hollë ose i lëmë të plota nëse preferojmë një shije më të butë. Në një tenxhere, ngrohim vajin e ullirit ose gjalpin. Shtojmë qepën e grirë dhe e kaurdisim për 2-3 minuta, derisa të zbutet. Shtojmë hudhrat duke i kaurdisur për 1-2 minuta që të mos digjen. Më pas shtojmë miellin, e trazojmë pak dhe hedhim lëngun e pulës ose perimeve. E lëmë supën të zieje për 15-20 minuta, derisa hudhrat të jenë zbutur mirë. E kalojmë më pas supën me blender derisa të bëhet kremoze. Në fund rregullojmë shijen me kripë e piper dhe nëse dëshirojmë i shtojmë dhe pak pana.