Supë me koçkulla
Përbërësit:
250 gr koçkulla

500 ml ujë
1 qepë e vogël
2 thelpinj hudhër
1 domate
1 spec jeshil
1 spec i kuq
Majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Ziejme koçkullat për 6-7 minuta dhe më pas ua derdhim lëngun. I lemë sërisht të marrin valë. Në një tenxhere kaurdisim qepën, hudhrën, specat. Më pas shtojmë domaten e grirë në rende dhe salcën e përgatitur e shtojmë tek koçkullat. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike sipas dëshirës.
MC/Shqiptarja.com
Komento
Komente

