Supë me kos, miell misri dhe lëng mishi
Përbërësit:
- 1 litër lëng mishi (pule ose viçi)
- 2 karrota të grira hollë
- 2 lugë gjelle miell misri
- 2 vezë
- 300 gr kos i trashë
- 1 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Nenexhik ose majdanoz
Përgatitja:
Vendosni lëngun e mishit në tenxhere dhe shtoni karrotat. Lërini të ziejnë derisa të zbuten. Në një tas tretni miellin e misrit me pak ujë të ftohtë ose pak lëng të vakët, që të mos bëhet me kokrriza. Hidheni gradualisht në tenxhere duke e përzier vazhdimisht. Lëreni të marrë një valë të lehtë që të trashet pak. Në një enë tjetër rrihni vezët me kosin derisa masa të bëhet kremoze. Merrni pak nga lëngu i nxehtë i supës dhe shtojeni gradualisht te përzierja e kosit duke e trazuar pa ndalim që veza të mos pritet. Uleni zjarrin dhe shtoni përzierjen në tenxhere ngadalë. Mos e lini të ziejë fort, vetëm ta marrë një nxehje të lehtë. Në fund shtoni gjalpin, piperin dhe nenexhikun.
Komente











