Supë me lëng pule dhe oriz
Përbërësit:
- 2 kofsha pule / gjoks pule
- 100 gr oriz
- 2 të verdha veze
- 1 limon lëngu
- 1 lgj miell gruri
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:
Ziejmë mishin në ujë me pak kripë. Shtojmë orizin të ziejë. Pasi mishi ka zierë e bëjmë në copa të vogla dhe e shtojmë sërish në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tas hollojmë miellin me ujë dhe e rrahim me dy të verdhat e vezëve. E shtojmë tek supa së bashku me lëngun e limonit dhe e spërkasim me majdanoz.
Komento