Supë me miell misri dhe lakër të egër

Përbërësit:

  • 1 lakër e zezë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 lgj miell misri
  • 1 lgj vaj për person
  • 1 gotë qumësht
  • Pak pana
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Lajmë perimet dhe presim lakrën në copa mesatare. Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë miellin e misrit duke e shuar me ujë. Më pas shtojmë karrotën e prerë në disqe dhe e lëmë të zbutet pak. Në fund shtojmë lakrën dhe erëzat. E lëmë supën të marrë valë duke rregulluar shijen dhe konsistencën me pak qumësht ose pana.