Supë me miell misri dhe lakër të zezë
Përbërësit:
- 1 lakër e zezë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 2 lgj miell misri
- 1 lgj vaj për person
- 1 gotë qumësht
- Kripë sipas shijes
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Lajmë perimet dhe presim lakrën në copa mesatare. Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë miellin e misrit duke e shuar me ujë. Më pas shtojmë karrotën e prerë në disqe dhe e lëmë të zbutet pak. Në fund shtojmë lakrën dhe erëzat. E lëmë supën të marrë valë duke rregulluar shijen dhe konsistencën me pak qumësht.
Komento