Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 karotë
- 1 presh
- 1 spec i kuq
- 1 kërcell selino
- 3 patate
- 1 kokë brokoli
- 2 thelpinj hudhre
- 2-3 lgj vaj ulliri
- Kopër dhe majdanoz
- Kripë, spec i kuq pluhur
Përgatitja:
Grijmë hollë qepën dhe e skuqim në vaj ulliri në zjarr mesatar. Shtojmë karotën, preshin, specin dhe selinon; i lëmë të zbuten për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë patatet e prera në kubikë, i përziejmë pak minuta, shtojmë ujë, kripë dhe specin e kuq. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Në fund shtojmë lulet e brokolit, hudhrën e grirë dhe erëzat e freskëta, e lëmë supën edhe 5 minuta të tjera në zjarr derisa të jetë gati.
Komento
Komente












