Përbërësit:
- 1 kg qepë të prera hollë
- 2 thelpinj hudhër
- 2–3 lugë gjelle gjalpë
- 200 ml verë e bardhë
- 1.2–1.5 litër lëng mishi viçi ose pule
- 1 gjethe dafine
- 150–200 gr djathë te grirë
- Kripë, piper, trumzë
- Bukë fshati ose bagete
Përgatitja:
Shkrijmë gjalpin dhe gatuajmë qepët me pak kripë në zjarr mesatar për 30–40 minuta derisa të karamelizohen mirë. Shtojmë hudhrën, verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë disa minuta. Shtojmë lëngun e mishit, trumzën dhe dafinën. E lëmë supën të ziejë 20–30 minuta në zjarr të ulët. Thekim bukën dhe e vendosim mbi supë, shtojmë djathin dhe e vendosim në furrë (grill) derisa të shkrijë dhe të marrë ngjyrë.
Komento
Komente












