Supë orizi me lëng mishi dhe kos
Përbërësit:
1 fç oriz
1 fç kos
2 lgj miell
1 vezë
1 litër lëng mishi pule
1 lgj nenexhik të thatë
Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë orizin dhe e vendosim në një tenxhere me buljon (lëng mishi) të ziejë. Në një tas vendosim miellin, vezën, kosin, kripën dhe pak lëng mishi. I trazojmë me tel kuzhine dhe këtë masë e shtojmë në tenxheren me oriz. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë nenexhikun e thatë dhe e lemë supën të marrë vale.