Përbërësit:
- 200 gr sardele
- 200 gr açuge të vogla
- 200 gr merluc
- 3 patate mesatare
- 3 qepë
- 3 karrota
- 1 degë selino
- 1 lugë çaji kripë
- 1 ls lëng limoni
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë dhe lajmë mirë peshqit dhe i vendosim (përveç merlucit) të ziejnë në tenxhere me ujë (reth 1.2 litër) për 20 minuta. Ndërkohë lajmë dhe presim perimet në copa mesatare. Kullojmë peshqit dhe ruajmë lëngun. Në këtë lëng ziejmë merlucin për 10 minuta. E nxjerrim dhe kullojmë përsëri lëngun të cilin e hedhim në tenxhere ku shtojmë të gjitha perimet. Hedhim vajin e ullirit, kripën dhe lëngun e limonit. I ziejmë për rreth 25 minuta derisa perimet të zbuten mirë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë peshqit dhe e servirim supën të ngrohtë.
Komente











